
Tërheqje Parash
Tërheqja e parave me MoneyGram është procedurë e thjeshtë dhe zakonisht kryhet brenda disa minutash.
Pasi të ju njoftojë Dërguesi se ju ka dërguar para duhet të ju japë edhe numrin 8-shifror të referencës.
Me këtë numër reference paraqituni në pikën më të afërt të MoneyGram-it. Me vete duhet të keni edhe një dokument të vlefshëm identifikimi.
Pasi të ketë vërtetuar identitetin tuaj, punonjësi i pikës shpërndarëse të MoneyGram-it ju ofron të mbushni formularin për Tërheqje Parash të cilin ju edhe e nënshkruani.
Pas një procedure prej disa minutash, punëtori i pikës shpërndarëse e merr autorizimin nga qendra autorizuese.
Me këtë juve mund t’ju bëhet pagesa e shumës së transferuar.
Dërgesë Parash
Dërgesa e parave me MoneyGram është procedurë e thjeshtë dhe zakonisht kryhet brenda disa minutash.
Ju mjafton të shkoni në pikën më të afërt të MoneyGram-it me një dokument identifikimi. Aty duhet të plotësoni formularin për Dërgesë Parash dhe të bëni pagesën në të holla të gatshme.
Punëtori i pikës shpërndarëse të MoneyGram-it do të procesojë transferin dhe do t’ju jep një numër 8-shifror reference të cilin ju duhet t’ia jepni Pranuesit.
Pas kësaj mund të lajmëroni Pranuesin dhe t’ia jepni numrin e referencës.
Pranuesi juaj i autorizuar mund të shkojë në cilëndo pikë të MoneyGram-it, kudo në botë dhe të bëjë tërheqjen e të hollave. E gjithë procedura kryhet brenda disa minutash.